Akoma nuk ka reaguar për Berishën e Malltezin, Gazment Bardhi lajmëron konferencë nesër

Edhe pse nuk ka reaguar akoma lidhur me arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën e sigurisë për Sali Berishën, duket se Gazment Bardhi do të flasë ditën e nesërme.

Së paku kështu ka bërë me dije një njoftim nga zyra e shtypit, ku Bardhi do të jetë në kryesinë e Kuvendit në orën 11:30 me një deklaratë për mediat.

“Nesër, datë 23.10.2023, ora 11:30 deklaratë për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga salla e Konferencave tek Kryesia e Kuvendit.” – thuhet në njoftim.