Çfarë raporti ka Rina dhe Sin Boy?

Këngëtarja shqiptare, Rina Balaj dhe reperi grek Sin Boy, edhe pse kanë qenë një ndër çiftet më të pëlqyer, i dhanë fund lidhjes së tyre në muajt e verës që lamë pas.

Disa video që qarkulluan në rrjet, ku Rina u pa duke kënduar dhe kërcyer në një nga koncertet e ish-partnerit, shtuan zërat për një ribashkim të dyshes.

Megjithatë, Sin Boy thotë se mes tyre nuk ka asnjë rikthim. Në një intervistë të fundit ai ka deklaruar se ata mbeten miq, por asgjë më tepër.

"Shumë mirë i kemi marrëdhëniet. Bashkë nuk jemi, por respekte për të. I kemi shumë mirë marrëdhëniet. Kaq", tha ai.

Po ashtu edhe Rina, në një nga intervistat e saj ka deklaruar se ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie pune, edhe pse janë të ndarë.

"Jo nuk jemi bashkë. E them, unë dhe Sin boy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë, ne kemi punë", u shpreh ajo.