Një udhëtim ndryshe, Bora sjell momente të ëmbla me djalin e saj dhe Donaldin
Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë prej çifteve më të dashura dhe më të komentuara në publik.
Dyshja janë bashkë prej vitesh dhe që nga ribashkimi pas daljes përfundimit të aventurës së Donaldit në edicionin e dytë të "BBV", ata janë të pandashëm.
Të shumta janë edhe postimet që ata ndajnë me fansat në rrjetet sociale dhe së fundmi dyshja kanë udhëtuar drejt Italisë nga ku edhe kanë postuar foto të reja.
Ishte Bora ajo që postoi disa imazhe romantike në krahët e partnerit të saj, sipër të cilave bëri edhe një dedikim dashurie për të.
"Deri në hënë dhe mbrapa", ka shkruar Bora.
Në fotografi, çifti janë gati të kombinuar në veshje ku dominonte ngjyra e zezë, teksa të dy kanë të veshur xhaketa lëkure.
Në postimet e tjera, ata kanë treguar se në këtë udhëtim po i shoqërojnë edhe vëllai i Donaldit, Romeo dhe djali i Borës.
Ndërkohë, si Bora ashtu edhe Donaldi aktualisht kanë nisur me sezonet e reja në emisionet e tyre përkatëse.

View this post on Instagram

