Pendohet Arbenita, fshin provat që "zbulonin" Unikkatilin

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediet për shkak të një postimi që ajo bëri pak ditë më parë.

Ajo publikoi një bisedë, ku shihej emri i reperit shqiptar, Unikkatil, i cili i ka shkruar:

"Kam një ide që mund të të ndihmojë të heqësh stresin dhe kjo duke respektuar privatësinë tënde të plotë."

Pas këtij publikimi Unikkatili e akuzoi për montazh duke u shprehur se mesazhet e publikuara nga ajo nuk kishin tiketën blu të profilit të tij.

Kjo përgjigje e tij ka bërë që Arbenita të revoltohet dhe të kthejë përgjigje menjëherë.

"Isha pa internet kur të ktheva përgjigje. Qëndro pas fjalëve tua, u more me vajzën e gabuar.

Kontrollo veprimet e tua, nëse nuk do të kërkosh falje. Gjasme këndon për Shqipërinë dhe ul vajzat shqiptare,"u shpreh Arbenita krahas "provave” që publikoi, ku tregonte që reperi ka qenë ai që i ka shkruar në rrjetin social "Instagram".

Por nuk ka zgjatur shumë, dhe modelja vendosi t'i fshijë këto qëndrime nga faqja e saj.

Nuk dimë të themi nëse vërtet është "penduar", apo nëse e ka bërë këtë vetëm sa reagimet e saj të përfliteshin në media.