Britney Spears zbulon pse i pëlqen të pozojë nudo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 14:27
Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears ka treguar se pse shpesh ndan foto nudo të saj, në rrjetin social "Instagram", në librin e saj të ardhshëm të kujtimeve "The Woman In Me”.
"E di që shumë njerëz nuk e kuptojnë pse më pëlqen të bëj foto e zhveshura, ose me fustane të reja, por mendoj se nëse ata do të ishin fotografuar nga njerëz të tjerë mijëra herë, do të ishin nxituar dhe pozuar për miratimin e të tjerëve.
Ata do të kuptonin se unë gëzohem shumë nga pozimi në mënyrën se si ndihem seksi dhe duke bërë fotografinë time", shkruan artistja.
