Gjarpri futet papritur në studio, Diola Dosti trembet për vdekje

Diola Dosti ishte e ftuar sot në rubrikën “Mos i bjer me Top” të “E diell”, kur i ndodhi një e papritur. Ronaldi i kishte përgatitur një kurth dhe gjatë intervistës, një gjarpër ra tek këmbët e Diolës.

Diola u tremb për vdekje dhe bashkë me të edhe moderatorja Eriola Doçi.

Diola tha se i ka fobi gjarpërinjtë dhe mezi mblodhi veten për të vazhduar intervistën.

“Unë i kam fobi… po pse pikërisht gjarpër. Ta mbash mend, shpresoj të mos kem bërë ndonjë skenë. U tremba, sepse i kam fobi gjarpërinjtë, ta paça borxh domethënë”, tha Diola.

Eriola: E dreq o punë.

Ronaldo: Më fal, ideja ishte të trembnim Diolën jo ty.

Eriola: Jo, është hera e dytë.

Diola: Unë i kam fobi… po pse pikërisht gjarpër.

Eriola: Hiqe atë nga aty se un për Zotin nuk vij, më ka dalë edhe në ëndërr herën e fundit.

Diola: Ta mbash mend, shpresoj të mos kem bërë ndonjë skenë.

Ronaldo: Mund të pyesësh produksionin që objektiva nuk ishe ti.

Diola: U tremba, sepse i kam fobi gjarpërinjtë, ta paça borxh domethënë.

Ronaldo: Hajde duro këtë pas emisionit.

Diola: Shyqyr që jam rob pozitiv dhe i marr gjërat me sportivitet.

Ronaldo: S'e ka marrë veten akoma.

Eriola: Po nuk t’i kam bërë flokët si fustani im…

Ndërkohë Diola tregoi në emision për përkushtimin ndaj punës dhe fëmijëve të saj, ndërsa shtoi se vazhdon të jetë beqare, duke hedhur poshtë zërat se është në një lidhje me një rreper të njohur shqiptar.

Ajo gjithashtu zbuloi se çfarë ndodhi me Nita Latifin, këngëtaren me të cilën krijoi miqësi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Vip. Në fund ajo u pajtua me mikeshën e saj, duke i thënë se e do.