Blero përplaset me Metin: Mos u martoni pa dashuri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 15:30
Mëngjesi i ditës së hënë, në shtëpinë e famshme të "BBVK2" ka nisur me diskutime mes dy banorëve, Blero dhe Meti.
Ky i fundit, i ka kujtuar Bleros shprehjen e tij të thënë shumë vite më parë, në një intervistë për "Prive", e cila ishte: "Mos u martoni pa dashuri."
Blero, i cili duket se u ndje në siklet nga ky diskutim, ju drejtua gazetarit se ai nuk ja ka idenë se çfarë është në të vërtetë dashuria.
E kështu mes dy banorëve nisi një debat. Meti duket se e preku në "pikën e dobët" Bleron dhe ky i fundit i është përgjigjur: "Mos më shtini me i hy fellit tani."
