Konfirmoi lidhjen e dashurisë para disa muajsh, Dafina Zeqiri nuse?

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri para disa muaj përmes disa fotove në rrjetin social "Instagram" ka zbuluar se ka rigjetur dashurinë.

Partneri i saj, Kreshnik Gjergji është një figurë jo fort e njohur në rrafshin e showbizzit.

Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në vend.

Sipas burimeve për "Prive", çifti ka vendosur që lidhjen e tyre ta çojnë në një tjetër stad, atë të martesës.

Dafina po merret me përgatitjet për ditën e saj më të veçantë, e cila do të ndodhë së shpejti.

Mësohet se në dasmën e tyre çifti do të ftojnë vetëm rrethin e tyre të ngushtë, pasi ata preferojnë diçka private.