Ndarja e Eglit dhe Olsit, reagon ish-banorja e BB: Ka ndërhyrë familja
Histotria e çiftit të njohur të shoëbizzit, Olsi dhe Egli, është kthyer përsëri në vëmendjen e mediave.
E gjitha filloi kur Egli postoi disa fjalë të aktores Meryl Streep, gjë që u mor si reagim nga rrjeti e mediat për lidhjen e re të Olsi Bylykyt.
Nga ana tjetër, aktori i humorit, Olsi, i cili deri tani kishte qëndruar në heshtje lidhur me lajmet që qarkullonin, pas reagimit të Eglit postoi një video nga makina, ku duket se mohonte lidhjen e tij të re, të shumëpërfolur.
Këto postime të fundit nga dyshja Egli-Olsi, janë diskutuar edhe në studion e "Shqipëria Live", ku ka qenë e ftuar Fjorentina Halili, ish-banore e spektaklit televiziv "BB".
"Unë mendoj që mes Eglit dhe Olsit mund të ketë pasur ndonjë problem shumë të madh në familje, që mbase nuk e kanë respektuar Eglin dhe ka gjetur këto fjalë për ta thënë.
Pjesë e shoëbizzit jemi, kur dalim jashtë edhe dëgjojmë. Njohim njerëz që mund t'i njohin ata dhe me të dëgjuar kanë thënë që edhe familja ka ndërhyrë pak", është shprehur Fjori.
Kujtojmë se këtë thashethem, Egli e ka mohuar disa kohë më parë e indinjuar, duke kërkuar gjithashtu që të mos përfshihen familjet në situata të tilla.
