VIDEO/ Luiz Ejllit i bëhet dhuratë një bluze me luan, Olta Gixhari e krahason atë me një tjetër kafshë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 16:26
Ditën e mërkurë, është mbajtur premiera e filmit "Në Kuadër të Dashurisë" në Prishtinë, ku morën pjesë disa nga aktorët e kastit.
Ndër ta ishin edhe protagonistët e filmit, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, të cilët tërhoqën vëmendjen e publikut me veprimet e tyre.
Në një moment teksa Luizi po kalonte në tapetin e kuq një ndër admiruesit e tij i ka dhuruar një bluzë me figurën e luanit në të.
Kaq ka mjaftuar që Olta, e cila po kalonte ty afër, ta komentonte atë duke e quajtur atë "mace".
Mesa duket as bashkëpunimi në filmin e tyre nuk e ka rregulluar marrëdhënien e tyre.
