Elgiti kërkon ndihmë, por për çfarë bëhet fjalë?

Këngëtari dhe kompozitori i njohur, Elgit Doda, është tepër aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij momente nga jeta e tij private dhe profesionale me ndjekësit.

Së fundmi artisti është duke punuar në albumin e tij të ri, e për këtë ai ka kërkuar ndihmën e admiruesve të tij.

Në një postim në rrjetin sociaol "Instagram", Elgiti shtron pyetjen: "Kë artist apo artiste do të donit të kisha në album?"

Megjithatë duket se përgjigjet i ka mbajtur private, pasi ende nuk ka zbuluar asnjë emër të propozuar.