Moderatorja Luana Vjollca ‘çmend’ fansat me poza joshëse nga Milano

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca merr çdo herë vëmendje me paraqitjet e saj, që janë gjithmonë mjaft unike.

Bukuroshja e ekranit është ndër personazhet shqiptare më të ndjekura në Instagram, me mbi dy milionë fansa dhe aty sjell imazhe nga më të ndryshmet.

E njohur edhe për format joshëse të trupit, Luana ka sjellur edhe së fundmi disa imazhe në të cilat dukej në super formë. Foto u shkrepën nga udhëtimi i saj në Milano të Italisë, ndërsa ajo shihet e veshur me bluzë ngjyrë bezhë dhe xhinse.

Për një dukej më të kompletuar, prezantuesja la flokët e gjata të lëshuara sipër, grim të lehtë me nuanca kafe dhe e përfundoi me aksesor ari.

Sa i përket karrierës ajo është rikthyer me një projekt televiziv, “Love Island” që është një patentë ndërkombëtare dhe erdhi për herë të parë në Shqipëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)