Zhaklina Lekatari tregon marrëdhënien që ka me Kiarën dhe Luizin
Ish-opinionistja e spektaklit televiziv "BBV", Zhaklin Lekatari, së fundmi ka qenë e ftuar në emision "Natën me Aulonën", ku ndër të tjera ka zbuluar më shumë rreth marrëdhënies me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.
Ajo tha se me moderatoren ka një marrëdhënie korrekte dhe profesionale, duke lënë pas atë që ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa për sa i përket këngëtarit, Zhaku tregoi se nuk kanë folur me njëri-tjetrin që pas mbarimit të "BBV2".
"Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të "DWTS Fan Club" dhe sigurisht që e pranova. Nuk kisha pse të mos e pranoja.
Patëm një marrëdhënie shumë korrekte, profesionale. Pa zhvillime në prapaskena. Nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo që t'i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës.
Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas "BBV" dhe nuk ma merr mendja që do kem. Unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia."- tha Zhaklina.
