Chriss Evans konfirmon martesën me Alba Baptistan

Aktori amerikan, Chris Evans është zyrtarisht i martuar, kjo pas shumë zërave që qarkullonin se ai ishte celebruar me Alba Baptistan.

Këtë lajm ai e ka konfirmuar duke brohoritur dhe duke treguar unazën e tij të martesës:

"Unë u martova. Ishte me të vërtetë, me të vërtetë e mrekullueshme. Ne patëm dy ceremoni, një në Bregun Lindor dhe një në Portugali. Ishte mrekullueshëm dhe bukur. Është shumë e vështirë të planifikosh një martesë.

Por tani që e kemi kaluar këtë, ne thjesht po shijojmë jetën, duke u përgatitur për vjeshtën, stina ime e preferuar. Është koha më e mirë e vitit për momentin. Tani ne thjesht po relaksohemi dhe shijojmë jetën teksa reflektojmë", tha Evans.

Kujtojmë që mediat vendase raportuan muajin e kaluar se Evans dhe Baptista u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e tyre në zonën e Bostonit.