Blero ndahet nga e dashura?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2023, 19:56
Këngëtari i njohur, Blero ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e mediave, kjo për shkak të jetës së tij private "të larmishme".
Ai pak kohë më parë njoftoi lidhjen e tij të fundit me të dashurën emrin e të cilës nuk e bëri publike.
Ndërkohë së fundmi, me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram", ai "thumboi" dikë, dhe ndjekësit aluduan se fjalët e thëna janë për të dashurën misterioze.
Blero gjithashtu nuk e ndjek në rrjetet sociale vajzën në fjalë.
Nëse lidhja mes tyre ka përfunduar, këtë ende nuk e dimë.
Ndonëse nuk e bëri asnjëherë publike të dashurën e re, sipas Indeksonline, Blero ka konfirmuar se është ndarë përfundimisht nga ajo. "Unë jam single, yes. Po jam ndarë, tre milionë për qind", tha ai.

