Ishullorët mblidhen rreth zjarrit, diskutojnë për Denisin dhe Xhesikën
Ndarja e Denisit dhe Xhesikës, e cila erdhi pas mesazhit që bëri mamaja e kësaj të fundit, duke e këshilluar të vazhojë lojën pa ish-in, duket se ka "shqetësuar" dhe ishullorëte tjerë.
Djemtë e e spektaklit "Love Island Albania" u mblodhën te "rrethi i zjarrit", ku nisën të diskutojnë në lidhje me situatën e tyre.
Denisi i lënduar nga e gjithë kjo përpiqet që të sqarohet dhe të tregojë versionin e tij për ngjarjen.
Kujtojmë se më parë ai u shpreh se është më mirë që të mos vazhdoj më me Xhesikën, deklaratë e cila nuk u prit mirë as nga Xhesika, e cila shpërthu në lot.
Një pjesë nga biseda:
Denisi: Ai koment ka diçka positive, në mënyrën si e bëra. Nuk kanë lidhje me personin por me fjalët. Fjalët në qoftë se i dëgjuat, mamaja e saj mund të zgjidhte fjalë më të lehta.
Dhe ajo nuk u ndje mirë kur pa fëmijën e saj të lënduar në krahët e mi. Unë po plotësoj dëshirën asaj, që të shoh fëmijën e saj edhe pse të lirë që do të kthehet tek unë.
Everaldo: Duhet ta evitoje atë që the, duhet ta arsyetosh.
Denisi: Unë ashtu e ndjeva. E shoh shumë të qartë situatën dhe ne jemi ndarë me mirëkuptim.


