Zhaklin Lekatari flet për herë të parë për lidhjen me të dashurin: Jam e lumtur!

Disa muaj më parë, ish-opinionistja e spektaklit televiziv "BBV2", Zhaklin Lekatari është pare teksa puthej në varkë me Gjergj Skëndo (Skëndaj).

Ai nuk është emër i panjohur në media pasi njihet për posedimet pasurore, kjo pasi është menaxheri i një rrjeti lokalesh të njohura në Tiranë, pronari i NRG radio dhe djali i Marsel Skëndos. Ai nuk është emër i panjohur në media pasi njihet për posedimet pasurore.

E ftuar së fundmi në emisionin "Natën me Aulonën", gazetarja është pyetur rreth marrëdhënies së saj me Gjergjin, ku nuk ka pranuar të jap detaje, por me buzëqeshjen vesh më vesh ka thënë: Jam e lumtur.

Ai është i njohur edhe për shkak të lidhjes së tij me ish-banoren e "Big Brother 2", Aida Troka.

Në verën e vitit 2009 çifti ishte kryefjalë e mediave rozë.

Asokohe Gjergji dhe Aida frekuentonin vilat luksoze të biznesmenit për t'iu fshehur sadopak syve të kureshtarëve.