PAMJE/ Venera dhe Lind Islami në muaj mjalti me shije azikatike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2023, 19:34
Këngëtarja e njohur Venera Lumani dhe partneri i saj, Lind Islami ishin në qendër të vëmendjes nga mediat, kjo pasi ata u martuan pak ditë më parë.
Disa ditë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre, çifti është nisur në një udhëtim për muaj mjalti.
Venera në rrjetin social "Instagram", ka ndarë pamje nga pushimet e tyre, ku duket se kanë zgjedhur plazhin e Papayas, në Philippines.
Kujtojmë që çifti u njoh në vitin 2012 në konkursin e këndimit "The Voice of Albania" dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit, ndërsa në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.



