EMRI/ Ndihmoi emigrantë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet 61-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 61-vjeçar nga Shijaku. Bexhed Mema akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas isshte shpallur në kërkim nga policia pasi GJKKO kishte caktuar masën “arrest me burg” për veprën penale që kishte kryer.

Falë informacioneve nga inteligjenca policore u bë e mundur lokalizimi i tij dhe vënia në pranga e 61-vjeçarit, i cili ishte strehuar në lagjen Nr.17 në qytetin e Durrësit.

Njoftimi i Policisë Durrës

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin, kapjen në lagjen nr. 17, Durrës, si dhe vënien në pranga të shtetasit B. M., 61 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 61-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme hetimore.