Kalaja: Për mjekët e infermierët mungojnë stazhet e praktikat, studentja: Nuk jemi njohur me kontratën
Mimoza Kalaja, Ish-kryeinfermierja e QSUT ishte e ftuar në Ora News ku foli për protestën e studentëve të mjekësisë. Kalaja u shpres se për mjekët dhe infermierët mungojnë stazhet dhe praktikat.
"E ndjejmë kudo mungesën e mjekëve. Unë mjekët i dua në Shqipëri, por nuk mund të them që nuk kanë të drejtë për të emigruar. Ata do vinë shumë herë më të përgatitur.
Ku kanë kaluar një stazh të mirë punë atje dhe këtu vijnë më të përgatitur. Për mjekët dhe infermierët stazzhet dhe praktikat mungojnë. Nuk e merr dot eksperiencën vetëm në auditore", tha ndër të tjera Kalaja.
Ndërkohë studentët e mjekësisë po përgatiten sot për të protestuar sërish kundër ligjit që i detyron të punojnë 5 vite pas mbarimit të studimeve në Shqipëri.
Në një intervistë për Ora News, një studente e mjekësisë u shpreh se nuk janë njohur me kushtet e kontratës dhe se ligji duhet hequr pasi shkel të drejtat e tyre.
"Unë kam bojkotuar që në fillim. Përsa i përket kontratës, na ishte thënë që do na paraqitej në ditën e provimit pro ne nuk jemi njohur me kushtet e kontratës.
Pjesa e tarifës nuk është e justifikueshme në pjesë ne llogaritjes që është bërë. Është një padrejtësi shumë e madhe. Ne vendosëm të bojkotojmë, sepse jemi të kushtëzuar të qëndrojmë 5 vite në një vend ku do ta vendosin të tjerët dhe jo ne. Nuk nuk na kanë përfshirë në opsionin për të paguar. Duhet hequr lidhi se shkel të drejtat tona", tha një studente e mjekësisë.
