VIDEO/ Aksident afër Vinjës në Arbanë, makina përfundon e përmbysur në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2023, 17:37
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë afër Vinjës në Arbanë. Një makinë ka përfunduar e përmbysur në një kanal anës rrugës.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.
Deri tani nuk raportohet për viktima.
