Veliu: Samitin e konsideroj të suksesshëm, nëse duam të jemi në BE duhet të bëjmë reforma në të gjitha fushat
Analisti i çështjeve rajonale, Lulëzim Veliu në një intervistë në Ora News foli për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Veliu u shpreh se Samiti i Berlinit ishte i vecantë se për herë të parë mbahej jashtë territorit të BE-së.
Veliu gjithashtu tha se nëse ne duam të bëhemi pjesë e BE, duhet të bëjmë reforma në të gjitha fushat.
"Ishte një samit i veçantë se mbahej për herë të parë jashtë territorit të Bashkimit Europian dhe u mbaj në Tiranë. Kjo ishte kënaqësi e të gjithë shqiptarëve. Por ishte e veçantë se po zhvillohej në një situatë të tensionuar në Kosovë por edhe në Lindjen e Mesme. Samitin e konsideroj si të sukseshëm.
Do jetë për të mirën e Shqipërisë dhe vendeve të tjera, nëse vende i kryejnë detyrat e tyre. BE është i interesuar që në cdo mënyrë të josh vendet e Ballkanit Perëndimor, që të bjënë reforma në vendet e tyre që integrimi pastaj të bëhet më i thjeshtë.
Nëse ne duam të jemi pjesë e BE, ne duhet ti përshtatemi edhe kushteve të shtëpisë. Nëse ne pretendojmë të jemi pjesë e BE, duhet të bëjmë reforma në të gjitha fushat", tha ndër të tjera Veliu.
