Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, furgoni përplaset me makinën, dy të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2023, 16:28
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Pojskë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 2 shtetas të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit.
Policia në vendngjarje po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.
