Muça: Shumë biznese nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për punësimin e personave me aftësi ndryshe
Në emisionin “Epiqendër” në Ora News u diskutua këtë të martë për personat të cilët kanë probleme më shikimin.
Në lidhje me punësimin e tyre eksperti i punësimit Erjon Muça u shpreh se infrastruktura dhe standartet e organizimit te funksionimit të kompanive të brendshme kanë problematika të mëdha nga pikëpamja organizative, problematika të cilat çedojnë në element shumë pak të rëndësishëm dhe shumë më pak pa interes që nuk janë në rregull që të kalojmë tek pjesa e emancipimit dhe kulturës organizative që është tek ndikimi i profileve të punës jo vetëm për punonjësit që janë të verbër por në tërësi për personat me aftësi të kufizuara.
E keqja është se shumë biznese preferojnë t’ia kalojnë shtetit ose llogarisë bankare të një punonjësi me aftësi të kufizuar si pagese se sa ti kenë ato në punë ose ti përfshijnë ato në punë.
