Procesi i Berlinit, Andoni: Samiti në Tiranë mbetet historik, na bën nder të gjithë shqiptarëve

Analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News foli për Samitin e Porcesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Andoni u shpreh se Samiti i cili u bë në Tiranë mbetet historik për aftësinë që dha Tirana për organizimin.

"Llogjikisht është normale që nga ekonomia të shkosh tek politika. Samiti i cili u bë në Tiranë mbetet historik për aftësinë që dha Tirana për organizimin. Kjo është e mirë për gjithë administrata shqiptare. La një shije të mirë. Nuk mund të mohosh fatkin që Rama është mjeshtër i formës.

Organzimi i djeshëm është një organizmim që na bën nder ne të gjithë shqiptarëve. Integrimi ekonomik para integrimit politik ka lënë shumë për të dëshiruar. Bsonja prej kohësh bllokon Kosovën përsa i përket vizave.

Për shkak të organizimit tresh që ka Bosnja, Kosova ngelet pa viza brenda suazës së Ballkanit Perëndimor. Ne me Kosovën nuk po krijojmë dot tregun e përbashkët", tha ndër të tjera Andoni.