Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2023, 08:52
Një aksident me vdekje një këmbësor në Lezhë. Ngjarja ndodhi në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç në afërsi të Markatomajt rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë, ndërsa policia po heton rreth rastit.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariatin e policisë Lezhë.