Çobani: Mosardhja e Macron në Samit, nuk duhet konsideruar si injorim i politikës franceze

Gazetari Genc Çobani në një intervistë në Ora News foli për ardhjen e presidentit francez Macron në Tiranë. Çobani u shpreh se ardhja e Macron në Shqipëri është për tu vlerësuar.

"Ardhja e një presidenti francez në Shqipëri nuk është një ngjarje që duhet injoruar. Nuk është se është një bum i madh, por nuk ka pse të anashkalohet. Është president i një prej vendeve më të fuqishmë në botë.

Nuk duhet harruar se është një vizitë që bëhët në kuadrin e një samiti më të gjerë ku morën pjesë kryeminstra e presidentë të vendeve të tjera. Nuk është një favor që i bëhet Shqipërisë. Mosardhja e Macron në diskutimet në samitin e Berlinit, nuk duhet konsideruar si një injorim i politikës franceze.

Vonesa në ardhjen e Macron ndodhi për shkak të sulmeve terroriste në Francë. Fuqitë e mëdha shohin interesat dhe përcaktojnë politikat", tha ndër të tjera Çobani.