Inagurohet Kolegji Europian në Tiranë, Mogherini: Vitin e parë do të presë 31 studentë
Ka nisur në Tiranë, ceremonia për inagurimin e Kolegjit të Europës, që ka pikërisht Piramidën e Tiranës si qendër të tij, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Rektorja e Kolegjit të Europës, Federika Mogherini, teksa mbajti fjalën e saj, deklaroi se aktivitetet në këtë kolegj do të nisin vitin e ardhshëm.
“Po inagurojmë sot në Tiranën e bukur, në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të Kolegjit të Europës këtu në Tiranë, që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë, që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025.
Për mua është vërtet nder, jam shumë krenare, e shihni buzëqeshjen time, është buzëqeshje e mirëfilltë. Vitin e parë ky Kolegj do të presë 31 studentë.
Do të doja së pari të falenderoja të gjithë ata që e bënë të mundur një gjë të tillë, pikë së pari, miqtë, partnerët tanë shqiptarë, Edin, të gjithë qeverinë, të gjithë miqtë që për pak muaj bënë të gjithë ketë gjë dhe atë që do të vijë.
Do doja të falenderoja pa masë institucionet evropiane, Ursulën, shtetet anëtare.
E gjitha kjo nisi më pak se një vit më parë, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor këtu në Tiranë", theksoi gjatë fjalës së saj, rektorja e Kolegjit të Europës, Federika Mogherini.
