PLANI “PERFEKT”/ Gëlltit ashkla druri për t’u shtruar në spital, 18-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Milanos
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 16 Tetor 2023, 22:07
Një 18-vjecar shqiptar i burgosur në burgun për minorenë të Milanos, “Beccaria”, është arratisur, ndërsa po kryente një vizitë mjekësore.
I shoqëruar nga një agjent policie, 18-vjeçari shqiptar është dërguar në spitalin “San Carlo” për të marrë ndihmën e parë pasi kishte gëlltitur ashkla druri.
Gjatë pritjes për të marrë vizitën mjekësore ka dhunuar fizikisht policin që e shoqëronte e është arratisur.
Me gjithë alarmin e lëshuar e postoblloqet në zonën përreth spitalit ai nuk është mundur të kapet.
Policia italiane informon se po vazhdojnë kërkimet në të gjithë territorin kombëtar për kapjen e tij.

