Ndreca: Sekreti i kësaj Kombëtareje është Sylvinho, në këtë sukses është dora e trajnerit

Gazetari, Klaudio Ndreca ishte i ftuar në emisionin "Ora Sport" në Ora News ku u diskutua për Kombëtaren dhe fitoren ndaj Çekisë. Ndreca theksoi se sekreti më i madh i kësaj Kombëtareje është Sylvinho.

Sipas Ndrecës është komplet dora e Sylvinhos në këtë sukses.

"Sekreti më i madh i kësaj Kombëtarjeje për mua është padyshim Sylvinho.  Është pikërisht kjo skema e Sylvinhos që po i bën lojtarët të shprehen kaq mirë. Është ky sistemi që Hysaj po e shpreh më mirë.

Bajrami po e shpreh më mirë sistemin. Është Sylvinho që ka thirrur Dakun dhe Mujën. Është komplet dora e Sylvinhos në këtë sukes, tha ndër të tjera Ndreca.