Shqipëri-Bullgari, UEFA zgjedh arbitra dardanë për miqësoren në “Air Albania”

Gjyqtarë nga Kosova për miqësoren Shqipëri-Bullgari, e programuar për të martën e 17 tetorit në “Air Albania”. Duel që nis prej orës 18:00.

UEFA ka përzgjedhur një treshe arbitrash dardanë për këtë takim. Kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, i cili do të ndihmohet nga anësorët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndërkohë që gjyqtari i katërt i ndeshjes së kombëtares kuqezi do të jetë Erjon Bastari, arbitër i kolegjiumit të Tiranës.

Bejtullahu është një nga arbitrat më të mirë dardanë, teksa gjatë janarit të këtij viti mori stemën e FIFA-s.