Zhupa: Kombëtarja e studioi mirë kundërshtarin, skuadra kishte vendosje perfekte në të gjitha repartet

Trajneri i futbollit, Eduart Zhupa ishte i ftuar në emisionin "Ora Sport" në Ora News ku u diskutua për fitoren e Kombëtares ndaj Çekisë. Zhupa theksoi se kombëtarja e studioi mirë kundërshtarin dhe se skuadra kishte një vendosje përfekte në të gjitha repartet.  

"Ndeshja me Çekinë ishte qershia mbi tortë. Një skuadër që e studoi shumë mirë kundërshtarin. Trajneri bëri gjënë e duhur, e studioi mirë skuadrën.

Mbase është hera e parë, që kombëtarja jonë ka një vendosje perfekte në të gjitha repartet. Përvec 11 lojtarëve, në cdo ndërhyrje që ka bërë trajneri kanë qenë të gjitha efikase", tha ndër të tjera Zhupa.