Kapllani: Luajtëm më mirë ndaj Çekisë sesa kundër Polonisë, skuadra ka potencial
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 21:36
Ish futbollisti i Kombëtares, Edmond Kapllani ishte i ftuar në emisionin "Ora Sport" në Ora News ku u diskutua për fitoren e Kombëtares kundër Çekisë. Kapllani tha se skuadra ka potencial dhe se luajtëm më mirë kundër Çekisë sesa kundër Polonisë.
"70-80% të lojtarëve janë po të Edi Rejës. Donin të tregonin se dimë të bëjmë më shumë. Nuk është se luajtëm me Poloninë dhe Çekinë njësoj. Luajtëm më mirë me Çekinë. Kjo më jep entuziasëm. Është në rritje e sipër.
Kjo skuadër po funksionon shumë mirë. Edhe lojtarët që u futën nga stoli po tregojnë vlera. Kjo skuadër ka potencial. Jo vetëm me lojtarë individualë, por edhe si skuadër ka potencial", tha ndër të tjera Kapllani.
