Kuka: Sylvinho ka hyrë në mentalitetin e lojtarëve, futbollistët e dëgjojnë fjalën e trajnerit

Gazetarja, Brikena Kuka ishte e ftuar në emisionin "Ora Sport" në Ora News ku u diskutua për Kombëtaren dhe fitoren ndaj Çekisë. Kuka tha se Sylvinho arrin ti bindë lojtarët të luajnë sic duhet dhe lojtarët e dëgjojnë fjalën e trajnerit.

"Përpjekja e Sylvinhos për të hyrë në mentalitetin e lojtarëve shqiptarë. E bëri edhe trajneri i mëparshëm, edhe De Biasi. Por Sylvinho ka gjetur një sekret tjetër. Arrin ti bindë lojtarët të luajnë sic duhet.  

Lojtarët e dëgjojnë fjalën e trajnerit. Lojtarët i zbatojnë me përpikëmëri këshillat e trajnerit. Lojtarët e dëgjojnë fjalën e trajnerit", tha ndër të tjera Kuka.