VIDEO/ Protagonist në kualifikueset e Euro 2024, gol fantastik i Shaqirit ndaj Bjellorusisë

Xherdan Shaqiri sërish protagonist. Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane shënoi një supergol në kualifikueset e Euro 2024, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Ignatovich, në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Hera e fundit kur Shaqiri realizonte gol në kualifikuese ishte me 2 shtator, në ndeshjen ndaj modestëve të Andorrës. Mesfushori është një nga më të mirët që përfaqësuesja e “Helvetëve” ka në gjirin e vet.

Titullar në këtë sfidë të sotme është edhe Granit Xhaka.