Fitorja ndaj Çekisë, Tufa: Kam parë një Kombëtare shumë të maturuar, ishte perfekte në detyrat e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 21:16
Gazetari, Bashkim Tufa ishte i ftuar në emisionin "Ora Sport" në Ora Neës ku u diskutua për fitoren e Kombëtares kundër Çekisë. Tufa u shpreh se Kombëtarja ishte shumë e maturuar dhe perfektë në detyrat e saj.
"Nëse duam të flasim mirë për kombëtaren është rasti ideal. Një fitore e madhe. Kam parë një Kombëtare shumë të maturuar. Shumë të zgjuar dhe taktikisht të maturuar. Ishte perfekte në detyrat e saj.
E priti kundërshtarin dhe e goditi kundërshtarin atëherë kur nuk e priste. Kjo Kombëatre në atë që ka treguar ka ardhur në rritje nga Polonia tek Çekia", tha ndër të tjera Tufa.
