Ballist Morina mban premtimin, ia çon bluzën e Jasir Asanit familjes së policit hero

I janë dashur vetëm dy ditë që Ballist Morina të çonte në vend premtimin e dhënë. Ballist Morina ka bërë një vizitë tek familja e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku. Morina i ka dhuruar familjes së policit fanellën e Jasir Asanit, që ky i fundit ja dha në fund të ndeshjes ndaj Cekisë që Kombëtarja jonë e fitoi 3-0. Ballist Morina mbajti në këtë mënyrë premtimin që fanellën e Jasir Asanit do ja çonte familjes së policit të vrarë në Kosovë.

Postimi i Ballistit Morina:

Vizitë familjes së heroit t'kombit,Afrim Bunjaku.

Faleminderit Jasir Asani për kët orvajtje t'përbashkët, je kampion n'fushë t'blertë dhe jashtë saj.

Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin.

Rroftë shpirti i shqiptarit!