UNICEF e konsideroi "katastrofike" situatën për fëmijët në Gaza, 447 të vrarë deri më tani

UNICEF e konsideroi "katastrofike", situatën për fëmijët në Gaza, për shkak të luftimeve mes Izraelit dhe grupit Hamas

"UNICEF po u përgjigjet nevojave kritike të fëmijëve në të gjithë Rripin e Gazës, por qasja është gjithnjë e më e vështirë dhe e rrezikshme. Ne kemi nevojë për një pauzë të menjëhershme humanitare për të arritur fëmijët në nevojë," tha agjencia e OKB-së në rrjetin social X.

Agjencia e OKB për fëmijët theksoi se janë ata që  vuajnë më së shumti" në të gjitha luftërat.

Sipas shifrave të fundit, 447 fëmijë janë vrarë në Gaza, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, duke cituar shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.

Ai tha se qindra fëmijë po vriten dhe plagosen çdo orë në Gaza ndaj kërkoi që vrasja e fëmijëve "duhet të ndalet".

Për sigurinë e fëmijëve, nevojitet një armëpushim dhe korridor humanitar në Gaza në mes të konfliktit në intensifikimin e Izraelit dhe Hamasit, tha UNICEF më herët të premten.

E pyetur për urdhrin e Izraelit për evakuimin e palestinezëve nga Gaza veriore brenda 24 orëve të ardhshme, zëdhënësi tha se "thjesht nuk është e mundur" të kryhet një lëvizje e tillë në një zonë kaq të dendur të populluar.

"Kjo është e papranueshme dhe dhuna duhet të ndalet menjëherë," kërkoi ai.

Gaza nuk furnizohet me ujë të pijshëm, energji elektrike e barna, duke përkeqësuar jetën e banorëve, e veçanërisht të fëmijëve.