Familjarët kërkojnë ndihmë mjekësore për pengjet në Gaza: Ka njerëz në gjendje të vështirë mendore

Shumë banorë të veriut të Rripit të Gazës po kalojnë ditë të vështira ndërkohë që sulmet mes palëve nuk janë ndalur.

Të afërmit e pengjeve në Gaza i kanë kërkuar Hamasit të lejojë një korridor humanitar për t’u dhënë atyre akses për furnizimet mjekësore, të cilat janë tepër të nevojshme dhe urgjente për ta.

Halla e një 12-vjeçareje autike, ka treguar se “është e domosdoshme që ata të marrin ilaçet, pasi shumë njerëz janë në gjendje të renduar.

“Ne nuk mund të presim. Ka njerëz që janë tashmë në një gjendje të vështirë mendore,” tha ajo.

Profesor Hagai Levine, një person kontaktues për Kryqin e Kuq, u kërkoi vendeve arabe të bashkëpunojnë për të lejuar organizatën e ndihmës të dërgojë furnizime mjekësore.

“Ata kanë sëmundje mjekësore për të cilat kanë nevojë për kujdes urgjent, përndryshe do të vuajnë nga një mjerim i paimagjinueshëm”, tha ai, sipas Skynews.

Nga ana tjetër, zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite ka përsëritur thirrjet për qytetarët në Gaza që të evakuohen në jug, pasi ai tha se një sulm në qytetin e Gazës do të vinte “së shpejti”.

Ndërkohë, këta të fundit, refuzojnë të largohen nga banesat e tyre, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Izraelit.

Hamas ka fshehur arsenalin e armëve në lagje të banuara brenda Rripit të Gazës.

Kjo është bërë shkak që breshëria e bombave të kundërpërgjigjes izraelite të godasë edhe banesat e popullsisë civile.

Banorët e zonave të veriut të Gazës thonë se deri më tani është shkatërruar pjesa më e madhe e shtëpive dhe ata po e kalojnë natën në qiell të hapur.