Prag tragjedie e dytë në Mestre. Autobusi përplaset me pallatin, 15 të plagosur. Venecia në alarm, bllokohet kompania
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 14 Tetor 2023, 23:41
Një tjetër aksident me autobuz në Mestre të Venezias.
Një autobuz elektrik i së njëjtës kompani, “La Linea”, së cilës i përkiste autobuzi i rrëzuar ditë më parë e ku humbën jetën 21 persona është aksidentuar mbrëmjem e së shtunës.
Nga aksidenti janë plagosur 15 pasegjerë, të cilët kanë marrë ndihmën e parë.
Autobuzi është përplasur me një pallat.
Kryetari i Bashkisë së Venezias informon për “Ora News” se ka pezulluar përdorimin e autobuzave elektrikë të kësaj kompanie.
