Nuk ka qetësi/ Afganistani goditet nga tërmeti i tretë brenda javës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 09:18
Thellësia e tij ishte prej 6.3 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Më shumë se 90 për qind e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF.
Siç është bërë e ditur, epiqendra e tërmetit të fundit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.
Afganistani goditet shpesh nga tërmetet,pasi shtrihet pranë pllakave tektonike.
