Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, 2 të vdekur dhe 25 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 08:15
Dy persona humbën jetën dhe 25 u plagosën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në zonë Gurun të Sebastias, në Turqinë Lindore.
Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit, zjarrfikëses, policisë dhe xhandarmërisë.
Ekipet kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë shpëtuar pasagjerët e bllokuar.
Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalet e afërta, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
