Politika të bashkohet për BE, kryetarët e integrimit në Ballkan mblidhen në Tiranë

Tre ditë para se të zbresin liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Samitin e Procesit të Berlinit, në Tiranë u organizua konferenca mbi rolin e Kuvendit në avancimin e integrimit. Lënia mënjanë e debateve politike për të bashkëpunuar ishte mesazhi kryesor që u dha në tryezën e përbashkët ku merrnin pjesë krerët e komisioneve të integrimit.

Samiti i Berlinit që do të mbahet në tiranë u parapri me takimin në kryeqytetin e Shqipërisë të krerëve të komisioneve të jashtëm të vendeve të Ballkanit.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në fjalën e tij kërkoi lënien mënjanë të debatit të brendshëm politik kur vjen fjala për procesin e integrimit në BE.

Tryezën e drejtoi përfaqësuesja e opozitës Jorida tabaku që e parapriu ftesën e kryediplomatit duke akuzuar qeverinë për krijimin e ngërçit.

Në cilësinë e Sekretarit së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu zgjodhi të komunikojë në anglisht ndërsa paralajmëroi arritjen e një marrëveshje të rëndësishme.

“Aktorët parlamentarë duhet të bëhen bashkë për edhe 3 profesione marrëveshjes që është miratuar në Berlin vitin e kaluar. Ballkani po jep një shembull të mirë. Jemi një rajon që kemi konflikte por përpiqemi të bëjmë maksimumin”

I pranishëm në tryezë ishte dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

Tha se për shkak të luftës në Ukrainë, situata gjeopolitke ka ndryshuar dhe nevoja e zgjerimit të BE nuk ka qenë kurrë më e madhe se tani.