FOTOT/ Rama nuk votoi Rezolutën për Kosovën, Kurti nuk e takon as në stadium, e ndjekin ndeshjen në tribuna të ndara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2023, 22:10
Duket se as Kombëtarja nuk i bëri dot bashkë Albin Kurtin dhe Edi Ramës. Dy liderët kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, në stadiumin “Air Albania”, në zonën VIP, por në tribuna të ndara.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, Rama shoqërohet ndër të tjera nga bashkëshortja, djali i vogël, Armand Duka dhe Taulant Balla.
Ndërkohë që Kurti shihet së bashku me djalin e Adem Jasharit, si dhe në krah të ministres të Infrastrukturës Belinda Balluku.


