Nikolla lexoi njoftimin e Bashës për përjashtimin e Bardhit, reagon deputeti: Ndërhyrje në punët e brendshme të PD

Pas votimit në Kuvend dhe leximit të njoftimit të Lulzim Bashës drejtuar Kuvendit për largimin e Gazment Bardhit nga PD, vjen dhe reagimi i këtij të fundit.

“Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.

Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament”, deklaron Bardhi.