Berisha: Jo protestë për samitin e Berlinit, Libri i zi i farsës elektorale i shpërndarë në të gjithë botën

Nga fjala në selinë blu Sali Berisha tha se nuk është parashikuar protestë ditën e samitit, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën. 

"Nuk kemi parashikuar protestë ditën e samitit, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën. Libri i zi i farsës elektorale është shpërndarë në të gjitha qendrat, në të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të OSBE, BE dhe Këshillit të Europës. Libri është dërguar kapitull për kapitull online ODIHR-it dhe ne jemi shumë të kënaqur me raportin objektiv profesional që ata kanë publikuar." - tha Berisha.