“Rama ka vajtur me brekë te presidenti” Korreshi: Në kuvend të marrësh karriget e t’ia thyesh kokën
Në një intervistë në Ora News, deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se ka ngelur vetëm që të thyen karriget në Kuvend pasi mazhoranca nuk e dëgjon dhe i heq të drejtën e fjalës.
Korreshi: Jemi një komb dhe vijnë nga mbështesin dhe nuk na japin mend. E mbështesin pa kushte Shqipërinë, ndërsa ne bëjmë të kundërtën, u japim mend dhe nëse nuk na dëgjojnë, nuk u japim mbështetje. Ai e ka ngrënë turpin me bukë. Kjo ishte gjëja më e pakët, është një mesazh që e bën. Shkoi edhe te presidenti me brekë.
Ka ngelur në kuvend që të marrësh karriget dhe t’ia thyesh kokën. Pse mos respektimi i rregullores së kuvendi dhe heqja e fjalës nuk është dhunë? Apo që kanë miratuar ato ligje që kaluan dje, nuk është dhunë? Për çfarë i duam ato karriget, për tu ngrohur? T’i thyejmë ato karrige dhe foltoren, se nuk mund të përjashtohen deputetët e opozitës. Nuk po na dëgjon njeri, t’i thyesh karriget dhe pastaj të shikosh.
