Alinari zbret në Shkodër, prezantohet në muzeun Marubi një prej koleksioneve të rralla të fotografive

Një nga arkivat më të mëdha të fotografive prezantohet te Marubi. Muzeu Marubi do të ketë bashkëpunim me fondacionin Alinari që njihet si nga më të mëdhenjtë për artefaktet që zotëron. Një pjesë e koleksionit pritet të paraqitet dhe në qytetin e Shkodrës

Fondacioni Alinari ka prezantuar në muzeun Marubi një prej koleksioneve të rralla të fotografive. Bëhet fjalë për artefakte që datojnë nga viti 1841 e deri në ditët e sotme.

 Paraqitja në Shkodër u konsiderua si një ngjarje e rëndësisë ndërkombëtare ndërsa u nënshkrua dhe një marrëveshje

Për drejtuesin e “Alinari” në Firence, muzeu “Marubi” i përngjason për nga rëndësia, muzeut italian për historinë dhe arkivën.

“Vitin e ardhshëm në pranverë do të hapim një ekspozitë të madhe të fotografëve italianë jashtë vendit, madje edhe atyre në Japoni. Koleksioni i jashtëzakonshëm qe ka dhe cilësia e konservimit të këtyre materialeve, që nuk është aspak e lehtë dhe ne e dimë, janë ato që e bëjnë të veçante muzeun “Marubi”.”

Mjafton fakti që Marubi solli fotografinë në Shqipëri dhe kjo është një e dhënë e rëndësishme, ashtu siç Alinari bëri historinë e fotografisë në Itali dhe Evropë e më gjerë.

Fondacioni Alinari zotëron rreth 5.000.000 artefakte pjesë e qindra fondeve, arkivave dhe koleksioneve me rëndësi për historinë e fotografisë botërore.