Çervenkovski vizitë “blic”në SPAK, Qyno: Do ketë surpriza! Nëse pendohet e bashkohet me Reçin, ndryshon situata për të arrestuarit
Shtetasi maqedonas Joshko Çervenkovski, për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit në 2005, është rikthyer sërish ditën e sotme në SPAK për t’u marrë në pyetje.
Gazetari Elton Qyno në studion e “Ora News” theksoi se në dëshminë e sotme mësohet se maqedonasi i ka mohuar të gjitha akuzat e pretenduara ndaj tij.
“Ai kërkohej nga Prokuroria Posaçme si dhe nga avokatët e të pandehurve të pyetej në cilësinë e dëshmitarit, madje është dërguar edhe letërporosi.
Ndalimi i Joshko Çervenkovski është kryer një ditë më parë ndërsa ditën e djeshme Joshko Çervenkovski, është shfaqur me pantallona të shkurtra në ambientet e gjykatës së posaçme, në pritje për të ballafaquar në gjyq me të penduarin e këtij procesi, Luftar Reçi.
Mbetet e paqartë se pse SPAK nuk ka vendosur akoma ta arrestojë këtë individ, pasi aktualisht është lënë i lirë.
Por të gjitha gjasat kanë treguar se kur SPAK ka vendosur të lërë të lirë një personazh, mbikëqyrja ndaj tyre nuk ka munguar. Ndaj dhe ky rast mund të sjellë surpriza sa i përket dëshmive që mund të japë ai gjatë këtyre ditëve. Po luhet me strategji nga ana e prokurorëve”., u shpreh Qyno.

