Ndërmarrje të reja sociale, në asetet e sekuestruara nga krimi i organizuar në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2023, 15:33
Ndërmarrje të reja sociale po krijohen në asetet e sekuestruara nga krimi i organizuar në Shqipëri.
Delegacioni i bashkimit Evropian në Tiranë bëri të ditur sot se, javën e kaluar u shpallën idetë fituese të mbështetura nga projekti TËIST, financuar nga Bashkimi Evropian.
2 ndërmarrje sociale në asete të konfiskuara nga krimi i organizuar, 3 të sapokrijuara dhe 5 ekzistuese do të fuqizojnë grupet e margjinalizuara përmes aftësive profesionale, përfshirjes sociale dhe punësimit për mbi 890 individë, theksoi zyra e BE.
Duke u mbështetur në suksesin e projektit CAUSE, TWIST ofron një model të ripërdorimit të aseteve të konfiskuara për qëllime publike dhe sociale, nënvizon zyra e BE.

